Bilanc tragjik në Iran, koronavirusi vret dy persona të tjerë

Bilanci tragjik i vdekjeve nga koronavirusi është rënduar edhe në Iran. Sipas autoriteteve vendase së fundmi nga koronavirusi kanë humbur jetën 2 persona të tjerë duke e çuar numrin e të vdekurve në 8.

Irani tashmë ka shënuar edhe numrin më të lartë të të vdekurve jashtë Kinës. Ndërkohë bilanci i të vdekurve po përkeqësohet edhe në Itali, ku së fundmi është shënuar viktima e 3 ndërsa janë shpallur të infektuar 152 persona.

Për sa i përket numrit të të infektuarve në Iran zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur, tha se 15 raste të reja me virus janë konfirmuar, duke çuar numrin në 43.

Më herët gjatë javës, Iraku, Kuvajti dhe Arabia Saudite kanë pezulluar shumë fluturime drejtë Iranit për të shmangur përhapjen e virusit vdekjeprurës.