fbpx

Bilanci botëror: Mbi 190 mijë të vdekur, të infektuarit e kalojnë shifrën 2,7 milionë

https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_200312131806-coronavirus-analysis-nick-paton-walsh-restricted.jpg

Të dhënat e fundit nga  ‘Johns Hopkins University”, tregojnë se vdekjet nga koronavirus në mbarë botën e kanë tejkaluar shifrën e 190 000, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë deri më sot ka shkuar mbi 2.7 milionë.

Deri më tani janë të infektuar 2 719 483 në mbarë botën, nga ku kanë vdekur 190 890. Ndërsa të shëruarit nga koronavirusi janë 738 490.

SHBA-ës po i afrohen 50 000 vdekjeve të koronavirusit, ku deri tani numërohen 49 963.

Ndërsa numri i të infektuarve në SHBA është 869 172.

Itali vendi i dytë pas SHBA-së ka 25 549 të vdekur nga koronavirusi dhe Spanja e treta me 22 157.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303