fbpx

Bilanci botëror: Mbi 5.2 milionë numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën

Gjithsej 5,213,811 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

SHBA-ja është renditur vendi i parë me numrin më të madh me 1.621.196 raste të COVID-19, ndërsa pas saj radhiten Rusia (326.448), Brazili (310.921), Spanja (280.117), Britania (250.908), Italia (228.006), Franca (181.826), Gjermania (179.021) dhe Turqia (153.548).

Ndërkohë sipas “Worldometer” vendet me më shumë se 50 mijë raste janë Irani (129.341), India (118.501), Peruja (108.769), Kina (82.971), Kanadaja (81.324), Arabia Saudite (65.077), Meksika (59.567), Kili (57.581), Belgjika (56.235) dhe Pakistani (50.694).