Bilanci i dëmeve nga tërmeti, shifra të larta edhe në Lezhë

bilanc.png

Teksa kanë kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti i fortë që tronditi vendin tonë, në Qarkun e Lezhës numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë është mjaft i lartë.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se janë dëmtuar rëndë 136 pallate, 2165 apartamente, 1818 shtëpi dhe 34 institucione publike.

Teksa grupet e vlerësimit vazhdojnë punën në terren, deri më tani në shkallë qarku, 1040 familje kanë aplikuar për bonus qiraje, nga të cilat janë miratuar 792 prej këtyre.

Në total, në nivel qarku, numri i çadrave dimërore të vendosura në terren është 453 dhe në to janë vendosur aktualisht 1733 banorë.

Përfaqësuesi i Komitetit Ndërministror për Emergjencat në qarkun Lezhë, Etjen Xhafaj thotë se numrat e emergjencave dhe strukturat mbështetëse të të tre bashkive në qarkun Lezhë, do të vazhdojnë të jenë në krye të punëve, për t’iu gjendur pranë qytetarëve edhe gjatë ditëve të festave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303