Bild/ Rama: U pagua për artikullin, tmerr i madh, e bën Shqipërinë copë

Edi-rtama.jpg

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetët Fatmir Xhafaj dhe Blerina Gjylameti janë takuar me banorë të Njësisë Administrative Nr.10 në kryeqytet, ku përveçse kanë dëgjuar shqetësimet e tyre kanë prekur edhe zhvillimet e fundit politike dhe përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Kryeministri tha se ajo gazetë me të tilla gjëra merret dhe është opozita që paguan artikujt që sipas tij po e bëjnë Shqipërinë copë.

“Më skandaloze është balta e madhe që po hedhin lart e poshtë. Jo thjeshtë ne, edhe jashtë Shqipërisë, paguajnë bëjnë, hidh artikuj këtej, hidh artikuj andej. Tmerr i madh, në atë rast i ka marrë ai. Ajo gazetë merret me gjëra të tilla, i kanë çuar ata, i ka bërë puna e vet, por shumë angazhim, energji, tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë. Të gjithë kanë pasur opozitë, beteja, të gjitha ata që janë në BE, edhe Bullgaria bojkot kishte, por  morën presidencën e BE 6 muaj, bënë paqe politike. Asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësinë të ketë Saliun, kjo është e gjithë puna, dhe të gjithë ata që dolën nga këto historira ikën në punë në vet, ky vazhdon akoma dhe e ka me Shqipërinë, është skandaloz ca të them”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se maxhoranca nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit, pasi sipas tij po të pranohej një kërkesë e tillë, atëherë kjo histori do të vazhdonte për vite me radhë.

“Po të ishte për punë rehati, s’doni zgjedhje, ok s’i bëjmë, kur të doni ju i bëjmë zgjedhjet. Dhe s’kishim ne asnjë problem, por po filloi kjo lojë ajo nuk mbaron më. Do bëhet film, dhe atë e ke 10-20 vjet. S’dua unë, dhe s’bëjmë zgjedhje. Pastaj çohet tjetri, e tjetri me radhë”, tha Rama.

 

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303