Billboard shkruan për suksesin e shqiptareve të famshme

‘Billboard’ ka publikuar një artikull që ia ka dedikuar totalisht suksesit të këngëtareve shqiptare, duke filluar nga Bebe Rexha, që they rekorde me ‘Meant to be’, Dua Lipa renditej në vendin e parë në ‘Top 40’ për 4 javë me ‘New Rules’, dy këngë të Rita Ora bënin pjesë në kategorinë ‘Dance Vlub Songs Top 10’ dhe Ava Max ia doli të hynte në ‘Hot 100’ me hitin e saj ‘Sweet but Psycho’.

‘Billboard’ shkruan se të gjitha këngëtaret kanë prindër shqiptarë, përveç Ritës, asnjëra nuk ka lindur në atdhe.

Njomza, një artiste e re që sapo ka filluar karrierën e saj.

Ajo ka bashkëpunuar me Ariana Grande në shkrimin e tekstit për ‘Thank U, Next’ dhe ‘7 Rings’, kështu që mund të themi se suksesi i saj është i padiskutueshëm.

“Nëse ka diçka që po na shtyn përpara, është ambicia që kemi si komb. Vullneti për të krijuar një jetë më të mirë”, thotë Njomza, e cila ka përmendur edhe suksesin e Lyrical Son, Capital T dhe Dafina Zeqirit – “është një vend që po përparon”