fbpx

Billie Eilish dhe Cardi B patën një zënkë në “Met Gala”?

0987F782-FD70-4E0F-BF1F-6CD168DE3492.jpeg

Edhe pse “Met Gala” u mbajt para ca ditësh jehona e saj vazhdon pasi ca detaje kanë dalë në dritë. Mesa duket ka patur një “përplasje” mes Billie Eilish dhe Cardi B. Dëshmitarët thanë se Billie është dëgjuar duke thënë “ajo është e çuditshme” dhe Cardi është mërzitur nga kjo.

Pas kësaj Cardi doli live në Instagram dhe fjalët e saj lanë të kuptohej se diçka kishte ndodhur.

“Mos dëshiro të jesh i famshëm por të jesh i pasur. Më besoni nuk ju duhet fama sepse kur bëhesh i famshëm nuk mund të jesh vetvetja. Nuk mund të bësh shaka apo të rrahësh dike. Zoti më mallkoi me famë”- u shpreh Cardi në live.

Fansat nuk vonuan të aludonin se këto fjalë mund të ishin në lidhje me situatën me Billie-n duke marrë parasysh dhe karakterin e Cardit. Ajo njihet për natyrën e saj shpërthyese dhe nuk është hera e parë që përfshihet në skena të tilla. Shume shikues nisën me akuzat kundrejt Cardi B duke e quajtur atë mosmirënjohëse dhe se askush nuk e detyroi të merrte pjesë në mbrëmjen e Met.
Disa burime thanë që e gjitha kjo ishte një keqkuptim i madh pasi Billie nuk po fliste fare per Cardin kur tha ato fjalë. Asnjëra nga këngëtaret nuk ka folur deri më tani në lidhje më këtë temë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303