Bima mjekësore me të cilën mund të përmirësoni shëndetin

menta-t-euml-mirat-q-euml-ajo-mund-t-rsquo-i-jap-euml-organizmit-tuaj_hd-780x439.jpg

Gjethet e mentes ofrojnë një pasuri të madhe vlerash, mineralesh, vitaminash dhe përfitimesh shëndetësore .

Studimet shkencore kanë konfirmuar se gjethet e mentes përmirësojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin e sistemit tretës dhe rivendosin ekuilibrat hormonalë.

Përfitimet Që Merr Organizmi Nga Gjethet e Mentes:

-Përmirësimi i Shëndetit Të Sistemit Tretës

-Mentja ka aftësi qetësuese për stomakun, falë përmbajtjes së mentolit që qetëson muskujt në këtë sistem.

Mentja është veçanërisht e mirë për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar.

-Ky problem manifestohet me dhimbje abdominale, konstipacion, diare, të përziera, fryrje dhe kontraktime.

-Kundër Të Ftohurës

-Ai besohet të ketë aftësi të zhbllokojë rrugët e frymëmarrjes gjatë të ftohurës dhe të përmirësojë frymëmarrjen në përgjithësi.

-Mentja si barishte rekomandohet të përdoret për të zbutur simptomat e të ftohurës.

-Higjena E Gojës

Gjethet e mentes largojnë erën e keqe të gojës por edhe mikrobet dhe bakteret që gjenden aty.

-Ju mund të përtypni disa gjethe ose mund të pini çaj menteje dhe nenexhiku për të përmirësuar higjenën dentare.

-Funksionet E Trurit

-Studimet shpjegojnë se aroma e mentes mund të përmirësojë fuqinë e trurit dhe aftësitë e tij.

Disa studime të tjera, thonë se aroma e mentes apo nenexhikut largon lodhjen dhe ankthin por edhe stimulon sistemin qendror nervor.

-Mentja Për Tretjen

-Problemet me tretjen shkaktojnë kaos në organizëm.

-Ato shoqërohen me simptoma si urthi, të përzierat dhe dhimbjet abdominale.

-Studimet thonë se vaji esencial i mentes dhe nenexhikut përshpejton eliminimin e mbetjeve ushqimore nga stomaku dhe përmirëson tretjen.

-Përdorimi i këtij vaji vërehet në shumë raste serioze të problemeve me tretjen.

-Menten ju mund ta përdorni në shumë receta të ndryshme dhe jo vetëm në çaj.

Përgatitja e çajit

Në 250 mililitra ujë të vluar hidhni 5-6 gjethe menteje.

Pasi të ziejë hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni enën me një kapak për 5-10 minuta.

Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, duke i shtuar mjaltë sipas dëshirës

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303