‘Bindja’ kërkoi regjistrimin e një kandidate për zgjedhjet, vendimi i KQZ

KQZ ka dhënë vendimin në lidhje me pranimin e kërkesës ankimore të subjektit Bindja Demokratike për regjistrimin e kandidates për kryetare të Bashkisë Cërrik, Merita Xhika.

KQZ ka marrë vendimin për mosregjistrim me 3 vota pro dhe 2 kundër.

Pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Bindja Demokratike”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 79, për mos regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Libohovë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e datës, 27 maj.