Binjakët bëhen synet, një prej tyre humb jetën

operacion.jpg

Një 2-vjeçar gjeti vdekjen nga gjakderdhja pasi ishte bërë synet. Ngjarja e rëndë ndodhi në Romë, në një qendër emigrantësh që ndodhet në veriperëndim në Monterondo. Sipas mediave italiane, të njëjtës procedurë iu nënshtrua edhe vëllai binjak i të miturit, i cili ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Për ngjarjen e rëndë autoritetet policore arrestuan një 66-vjeçar, i cili akuzohet për vrasje. Sipas organizatës jo fitimprurëse italiane Arci, procedurat në fjalë ishin kryer në një qendër emigrantësh, që bashkëpunon me këshillin lokal të Monterondo.

“Është një tragjedi që të le pa fjalë“, tha Arci në një reagim në Facebook, duke shtuar se do të ndërmerrnin hapa civile, sapo personat përgjegjës për vdekjen e 2-vjeçarit do të përcaktoheshin nga policia.

Binjakët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, mësohet se kishin lindur në Itali në 2017-n nga një nënë nigeriane, e cila ka 5 fëmijë të tjerë në Nigeri. Mediat italiane shkruajnë se nëna kishte kërkuar që fëmijët e saj të bëheshin synet sipas traditës myslimane.

Aktualisht policia po heton për të dhënat e doktorit që kreu ndërhyrjen. Ai mësohet se është një shtetas amerikan me origjinë nga Libia.

Rreth 5 mijë rrethprerje kryhen çdo vit në Itali, por më shumë se një e treta e tyre realizohen ilegalisht. Rrethprerja nuk është një shërbim që ofrohet aktualisht në institutet e shëndetit publik atje, ndërsa kryerja e saj në një klinikë private kushton 2 deri në 4 mijë Euro.

Për pasojë, ata që të cilët nuk kanë mundësi ekonomike përfundojnë në duart e personave jo profesionistë, që e kryejnë këtë procedurë për 20 deri në 50 euro./tvklan.al

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303