fbpx

Birra Corona raporton 154 milionë euro humbje që nga përhapja e virusit

istock-458102851-600x360.jpg

Kompania e cila është pronare e birrës Corona po ballafaqohet me humbjet më të mëdha në dhjetë vjetët e fundit, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Anheuser-Busch In Bev zotron disa nga brendet më të njohura botërore të birës, duke përfshirë edhe Budweiser, Stella Artois, Beck’s dhe Corona.

Mirëpo në dy muajt e fundit që kur koronavirusi ka filluar të shpërndahet në Kinë, kompania ka pësuar 170 milionë dollarë humbje nga fitimet në vend, pikërsht në kohën kur ata po prisnin shitje të mëdha për shkak të vitit të ri hënor.

Humbjet e kanë detyruar kompaninë që të shkurtojë bonuset për shefin ekzekutiv dhe të parashikojnë një nga rëniet më të mëdha në profitet e çerekut të një viti.

Kompania beson se rënia në profit është efekt i asaj se shumë pak njerëz po dalin në publik në Kinë për të mënjanuar rrezikun e infektimit me virus. Kjo po ndikon edhe në jetën e natës, ku shumë lokale e restorante po detyrohen të mbyllen.

Njerëzit në mbarë botën në fillim kanë menduar, e disa madje kanë qenë të bindur, se koronavirusi është shkaktuar pikërisht nga bira me emrin e njëjtë, ‘Corona’, gjë që ka detyruar kompaninë të reagojnë duke shpjeguar se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303