33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Bisedime intensive mes SHBA dhe Kinës për marrëveshjen tregtare

spot_img

Kina dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë ende për të arritur një marrëveshje tregtare që përputhet me interesat e të dyja palëve, duke përfshirë eliminimin e tarifave të fshehta, tha një zyrtar i lartë kinez.

Ministri Wang Shouwen tha se ishte optimist rreth negociatave me Uashingtonin, por shtoi se çdo mekanizëm tregtar i arritur duhet të jetë i barabartë dhe i drejtë.

Qeveritë e dy ekonomive më të mëdha në botë janë mbyllur në një betejë tarifore për muaj me radhë, ndërsa Uashingtoni e shtyn Pekinin për të trajtuar brengat e gjata lidhur me praktikat dhe politikat kineze rreth transferimeve të teknologjisë, qasjes në treg dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.

Përparimet në bisedime e detyruan Shtëpinë e Bardhë të shtyjë për një kohë të pacaktuar vendosjen e tarifave në vlerë prej 200 miliardë dollarësh në importet kineze, të cilat ishin menduar të vendoseshin më 2 mars. Ekipet punuese të të dy vendeve po komunikojnë “ditë e natë” për të arritur një marrëveshje, tha Wang./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat