fbpx

Bisedimet Athinë-Ankara për detin, reagimi i parë nga Turqia: Ishte shumë pozitiv

Tsavousoglou.jpg

Bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë u zhvilluan në një atmosferë shumë pozitive, tha Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Tsavousoglu.

Ky është qëndrimi i parë zyrtar nga pala turke në lidhje me raundin e 61-të të bisedimeve, që rinisën të hënën dhe zgjatën pak më shumë se tre orë.

Delegacionet greke dhe turke ranë dakord të zhvillonin raundin tjetër të bisedimeve në Athinë.

Muajt e fundit të vitit të kaluar ishin mjaft të tensionuara mes Greqisë dhe Turqisë për shkak të konfliktit për kufirin detar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303