Bizhuteritë e Marie Antoinette dalin në ankand

104325170_mediaitem104325166.jpg

Xhevahirët që dikur i përkisnin Mbretëreshës franceze Marie Antoinette kanë dalë në shitje në atë që pritet të jetë një nga ankandet më të rëndësishme të stolive mbretërore në histori.

Ata nuk janë nxjerrë në publik për 200 vjet dhe përfshijnë një varëse me perla dhe diamantë, vathë dhe gjerdan.

Bizhuteritë janë pjesë e një koleksioni të madh të bizhuterive që shiten nga shtëpia mbretërore e Bourbon-Parma e Italisë.

Ankandi do të zhvillohet në qytetin zviceran të Gjenevës.

Bizhuteritë janë konsideruar si “një nga koleksionet më të rëndësishme të stolive mbretërore që do të shfaqen ndonjëherë në treg”.

Një nga bizhuteritë më të çmuara është ajo që njihet si Perla e Marie Antoinette, një gjerdan me perla dhe diamantë, me vlerë deri në 2 milion dollarë.

Ndërsa, një varëse me perla dhe diamantë, si edhe dhe një palë vathë po ashtu me perla dhe diamantë pritet të shiten më shumë se 300,000 dollarë.

Marie Antoinette ishte një princeshë austriake para martesës së saj me Mbretin Louis XVI të Francës. Stili i saj i stilit ekstravagant e shndërroi atë në një figurë të urryer në vitet që çuan në Revolucionin Francez, kohë kur shumë francezë mezi përballonin jetesën.

Ajo i dërgoi bizhuteritë në familjen e saj në Austri përpara përpjekjes së dështuar për të ikur nga Franca me Louis XVI dhe fëmijët e tyre. Marie Antoinette u ekzekutua në vitin 1793 në moshën 37 vjeçare.

scroll to top