Bizneset online, Rama me sipërmarrësit e rinj

Screenshot_3-17.png

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë online me përfaqësues nga bizneset Start Up. Ndër të tjera, kreu i qeverisë u shpreh se kanë parashikuar lehtësi për biznesin online.Rama theksoi se këta sipërmarrës të rinj janë pionerë, sipas tij të çarjes së kësaj rruge duke dhënë shembull edhe për të tjerët.

“Të kalojmë në parlament një legjislacion të plotë për të kaluar të gjithë procesin e monedhës dixhitale. E thashë këtë që të konfirmoj se jemi shumë të vëmendshëm në këtë drejtim. Kemi shkuar larg me këtë legjislacion që është parë me shumë interes nga shtete të tjera. Për pagesën dixhitale jemi në një proces që do të jetë shumë i shpejtë.

Deri para ca vitesh ne kemi qenë vendi i fundit në rajon për thithjen e investimeve në bujqësi. Sot jemi të  parët. S’kemi bërë çudi, jemi organizuar përmes AZHBRS si një qendër e koordinimit të të gjitha përpjekjeve dhe e kanalizimit për t’ju ardhur në ndihmë sipërmarrësve në bujqësi. Edhe në këtë fushë duhet shkuar në të njëjtin drejtim.

Ju jeni ata të cilët mbase mund të bëheni edhe pionerë të çarjes së kësaj rruge duke dhënë shembull edhe për të tjerët. Duke qenë se jeni subjekte që i jeni drejtuar

Një gjë desha ta them me forcë. Legjislacioni ynë nuk është i shkruar në gurë dhe ndryshimet janë gjëja më normale, më e nevojshme për t’u bërë kur atyre ju vjen koha. Ama ju nuk duhet ta prisni që kjo të ndodhë nëse mendoni se duhet të ndodhë sot. Duhet të jeni aktivë dhe të je i nxitës në këtë drejtim dhe të avanconi propozimet tuaja duke dhënë sugjerimet tuaja dhe jo vetëm duke shprehur nevojën dhe ankesën. Ju i përkisni një gjenerate tjetër në mënyrën e të menduarit dhe realisht keni barrën që të jeni shumë nxitës. Siç kemi qenë gjithmonë të hapur t’ju dëgjojmë , kështu jemi natyrshëm sepse na duhet kjo gjë. Konsulentët tanë, pra personat që u morën nga afër me shkrimin e ligjit ishin të gjithë të rinj.Ne jo vetëm që nuk i dimë të gjitha, por në këtë fushë ju dini shumë më tepër. Në këtë fushë të re ju jeni pionerë”, deklaroi Rama

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303