Biznesi më i ri, Rihanna dhuron spektakël

Rihanna prej disa kohësh është larguar nga muzika dhe vëmendjen e saj e ka përqendruar tek biznesi i të brendshmeve.

Mbrëmjen e kaluar ajo prezantoi në New York koleksionin e ri të pranverë-verë 2020 dhe sfilata ishte thjesht spektakël.

Modelet e saj dhuruan për publikun një shfaqje, e cila duket sikur ka zëvendësuar engjëjt e “Victoria’s Secret”.

Shfaqja e “Savage” do të transmetohet në ekran në më shumë se 200 shtet të botës dhe sipas atyre që e panë live, Rihanna ka përmirësuar çdo gabim që ka bërë ‘Victoria’s Secret” gjatë gjithë këtyre viteve.

Ajo ka goditur në pikën më të fortë të femrave, masën.

Teksa “Victoria’s Secret” krijonte të brendshme për masat e vogla, Rihanna ka bërë të kundërtën.

Në koleksionin e saj mund të gjejë veten çdo femër.

“Ka shumë femra në botë që thonë nuk e provoj këtë sepse nuk më përshtatet”. “Savage” është këtu për ato. Me “Savage” mund të ndihen të sigurta”, është shprehur Rihanna gjatë sfilatës.

Në sfilatën e saj morën pjesë modele me përmasa të ndryshme trupore, duke përfshirë edhe ato të kolmet, si dhe modele me aftësi të gjymtuara fizike.

Gjithashtu, pjesë e sfilatës u bënë edhe emrat e famshëm si Gigi dhe Bella Hadid, Cara Delevine, ka performuar Dj Khaled si dhe vetë këngëtarja Rihanna.

Epo duket se shkëputja e këngëtares nga muzika ia ka vlejtur dhe mezi po presim të shohim shfaqjen e saj të plotë.