fbpx

Biznesmeni “gay” habit me deklaratën: Po të ishte gjallë Enver Hoxha, do të bënte dashuri me mua

Biznesmeni homoseksual, Elton Ilirjani gjithnjë bën bujë me deklaratat e tij. Teksa foli për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai ka komentuar fotot  tij provokative.

“Ngacmimin e bëra qëllimisht se ka një përqindje shumë të lartë të komunistëve të heshtur dhe që flasin, e bëra me qëllimin se Shqipëria nuk reagoi si Romania, dhe e veja e diktatorit vdiq si një zonjë në mes të Tiranës. Reagimi im erdhi për t’i thënë shoqërisë shqiptare të shkëputet nga njeriu i ndërtuar në komunizëm. Këta politikanë janë të gjithë pasardhës të tyre, ose janë fëmijë të Bllokut, ose kushërinjtë të Bllokut dhe njerëz të ardhur nga Partia e Punës, një vazhdim i komunizmit i tmerrshëm dhe ti nuk guxon të thuash një fjalë dhe aq më tepër të hedhësh një foto”, tha ai.

Më tej, Eltoni tha se po të ishte gjallë Enver Hoxha, ai do të bënte dashuri me biznesmenin.

“Shqiptarët nuk kanë mirëqenie dhe kur vjen puna kur iu shajnë liderët bëhen keq. Shqiptarët e duan Enverin. Po të shikosh komentet që bëjnë, vetëm 1 përqind sjellin besimin fetar si problem, ndërkohë të gjithë thonë “Çohu Enver”. Po të ishte gjallë Enveri do të vinte të bënte dashuri me mua, kështu që shqiptarët të qetësohen se nuk janë gjërat ashtu siç duken. “, përfundoi Ilirjani.