fbpx

Bledi Çuçi: Do reformojmë policinë sipas modelit gjerman

Screenshot_17-5.jpg

Reformimi i policisë kriminale dhe ai në tërësi i Policisë së Shtetit i paralajmëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, do të bëhet sipas një model gjerman.Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf, i ka dorëzuar Çuçit raportin e qeverisë gjermane në lidhje me riorganizimin që do të bëhet në polici.Çuçi shprehet se do nisë menjëherë puna për ta çuar përpara këtë prioritet duke e cilësuar raportin e Gjermanisë një udhërrëfyes me vlerë tejet të rëndësishme.“Sot pata kënaqësinë që takimin e parë pas betimit si Ministër i Brendshëm në kabinetin e ri ta kisha me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë z.Peter Zingraf. Më dorëzoi zyrtarisht raportin e Qeverisë Federale për riorganizimin e Policisë Kriminale dhe reformimi që do të bëjmë në tërësi në Policinë e Shtetit.Sikundër e bëra me dije në Kuvend kur prezantova Programin për Sigurinë, do të fillojmë menjëherë punën me partnerët gjermanë për ta çuar përpara edhe këtë prioritet. Raporti që më dorëzoi ambasadori është një udhërrëfyes me vlerë tejet të rëndësishme”, shkruan ministri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303