Bledi Çuçi: Policia e Shtetit, institucioni më i besuar në vend

Screenshot_12-4.jpg

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përcjellë një mesazh në 108-vjetorin e Policisë së Shtetit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çuçi thotë se sot policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend.

Sipas tij kjo është rastësi por fryt i punës dhe rezultat i reformave dhe investimeve të bëra në vitet e fundit.

“108 vjet Policia e Shtetit!

Në këtë përvjetor të kësaj organizate që lindi menjëherë pas themelimit të shtetit shqiptar, përulem me nderim për të gjithë ata punonjës policie që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim e ndershmëri për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Policia e Shtetit ka bërë një rrugë plot sakrifica nga janari i vitit 1913 e deri më sot, duke humbur ndër vite edhe punonjës që kanë rënë në krye të detyrës.

Mirënjohje e veçantë edhe për ta.

Sot Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend.

Kjo nuk është një rastësi, por fryt i punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të të gjithë trupës, si dhe i reformave e investimeve që janë kryer vitet e fundit.

Uroj çdo punonjës të Policisë së Shtetit dhe familjarët e tyre që i mbështesin në çdo hap – Gëzuar ditën e Policisë!”, shkruan Çuçi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303