fbpx

Bledi Çuçi takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, zbardhen porositë e rëndësishme

cuci-1.jpg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qendror e vendor.

Takimi ishte i pari me kupolën e re të Policisë, pas ndryshimeve të fundit. Ministri i Brendshëm kërkoi nga drejtuesit e rinj të uniformave blu të justifikojnë besimin e dhënë, duke rritur parametrat e rendit, për më shumë siguri publike dhe duke luftuar çdo paligjshmëri.

Çuçi dha disa porosi për drejtorët vendorë të Policisë, duke u ndaluar së pari, tek nevoja për ngritjen në nivele të tjera të besueshmërisë së publikut tek Policia e Shtetit. Ai tha se Policia vijon të jetë në krye të listës së institucioneve më të besueshme, por për të mos lejuar oshilacione në perceptim, duhet punuar fort përmes përgjigjes e reagimit në kohë ndaj çdo denoncimi të qytetarëve. Rritja e besimit të qytetarëve tek policia, përkthehet në më shumë denoncime e telefonata tek 112, çka rrit forcën goditëse e parandaluese.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303