fbpx

Bledi Strakosha: “Më pushuan nga puna për një koment në Facebook”!

I ftuar në “Glamour Zone”, moderatori i njohur Bledi Strakosha ka kujtuar momentin më të vështirë në karrierë.

“Moment më i vështirë ka qenë ai me Agon Channel sepse ka qenë moment i padrejtë, ku është tipike në Shqipëri që të krijohen opinione, ‘Bledi i ka sytë jeshilë dhe nuk më pëlqejnë’. Ndërtohen disa opinione bazë që njerëzit të gjykojnë. Krijohen keqkuptime që manipulohen nga njerëz pjesë e stafit për të arritur qëllimet e tyre”, u shpreh ai.

Moderatori kishte bërë një koment në lidhje me një palë pantallona që duhet t’i vishte në emision, por një koleg i tij i kishte veshur më herët, duke i bërë ato të papërdorshme.

Për këtë koment ai u pushua menjëherë nga puna edhe pse në kontratë nuk thuhej asgjë për penalizime të tilla.

“Është absurde që një media përgjon çfarë bëj unë në profilin tim në Facebook”, u shpreh ai.