Blen benzinë dhe ia derdhi vetes, më pas i vë flakën, detaje të rënda nga ngjarja në Skrapar

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs-1.jpg

Një ngjarje tejet e rëndë ka tronditur sot fshatin Strorë në Skrapar ku një 52-vjeçar ka ndërmarrë aktin e tmerrshëm të vetëvrasjes.

Abaz Zylyftari mësohet se ka dalë herët nga banesa dhe është nisur në drejtim të qytetit të Skraparit. Rrugës ai ka blerë një bidon me benzinë, e ka hedhur në trup dhe i ka vënë flakën vetes.

Trupi i djegur i 52-vjeçarit Zylyftari është gjetur nga kalimatrët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se 52-vjeçari ishte babai i 4 fëmijëve dhe prej kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Të njëjtat burime konfirmojnë se,viktima Abaz Zylyftari kishte tentuar edhe më parë vetëvrasjen, duke pirë një sasi të konsiderueshme pesticidesh por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve kishte shpëtuar.Trupi i pajetë e 52-vjeçarit është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit,ku do i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

scroll to top