fbpx

Blendi Fevziu i bëri dhuratë për Krishtlindje ambasadores, zbulohet arsyeja e fortë se përse Yuri Kim nuk e pranoi

opinion-blendi-fevziu500.jpg

Gazetari dhe moderatori, Blendi Fevziu ka rrëfyer një detaj lidhur me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Fevziu ka thënë se i ka bërë një dhuratë ambasadores për Krishtlindje, por kjo e fundit ia ka kthyer mbrapsht.

Më tej, gazetari ka treguar arsyen se përse Yuri Kim mori këtë vendim.

Teksa moderonte emisionin “Opinion”, Fevziu tha se motivi i kthimit të dhuratës ishte fakti se ligji amerikan nuk i lejon zyrtarët që të pranojnë dhurata, të cilat kushtojnë më shumë se 20 dollarë, nga individë dhe 392 dollarë nga shtetet.

Para Krishtlindjeve i çova Ambasadores Amerikane një dhuratë modeste, që ishin dy sumbulla jeleku të bëra me filigram. Një gjë që ka një çmim relativisht modest. Pasi e mori dhuratën dhe pasi më falenderoi, më çoi një mesazh që tha nuk mund ta pranoj. Dhe pasi më çoi një letër zyrtare, që është kjo këtu (tregon celularin), më thotë se nuk mund ta mbajmë, se ligji amerikan nuk lejon më shumë se 20 dollarë dhuratë të marrë nga individët dhe 392 dollarë nga shtetet. Pra, mbi 390 dollarë nuk lejohet nga shteti dhe mbi 20 dollarë nga individi. Dhe e ktheu dhuratën me gjithë falenderimet për xhestin. Ambasadorja Yuri Kim e ktheu…Dhe thotë: Ne do t’ju kthejmë këtë dhuratë, jo për t’ju ofenduar, as për t’ju vënë në siklet, por sepse kjo është në respekt dhe në mos shkelje të ligjit të qeverisë së SHBA dhe në respekt të taksapaguesve amerikanë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303