fbpx

Çfarë e lidh Bleona Qerretin me Anita Haradinajn

koper-1.jpg

Këngëtarja simpatike Bleona Qerreti ka qenë e pranishme së fundmi në një nga emisionet më të ndjekura për fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan”.

Në daljen e saj të fundit këngëtarja është takuar me disa miq të vjetër të cilët me sa duket i quan si pjesë të familjes

Ajo ka pozuar në foto me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj si dhe bashkëshorten e tij Anita Haradinaj duke mbishkruar në foto “Family”.

Por Bleona na ka treguar edhe një detaj mjaft interesant të cilin nuk e dinim.

Anita dhe Bleona paskan qenë dikur shoqe shkolle.

Nëpërmjet një fotoje në Instastory Bleona zbulon se të dyja, kanë studiuar në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë. /real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303