fbpx

Blerta Josifi mbahet në psikiatri, vuan nga psikoza e induktuar

Blerta Josifi, e mbijetuara e vetme e ngjarjes në Kombinat është shtruar në pavijonin e grave në Urgjencën e Spitalit Psikiatrik nr. 5 në Tiranë.

Top Channel shkruan se se vajza është në gjendje të stabilizuar, lëviz nëpër pavijon dhe komunikon me doktorët. Mësohet se ajo vuan nga Psikozë e Induktuar, që ndodh kur një anëtar i familjes imponon mendimet dhe sjelljes tek anëtarët e tjerë.

34- vjeçarja, nëna dhe motra, mund të kenë pasur mendime mbivlerësuese për fenë ku aderonin. Vajza mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në psikiatri, thonë doktorët.