Blindohet edhe Liqeni Artificial dhe parku, tanimë nuk lëvzet as në këmbë

468bf5f58391799e4cdbe1b20493193a_XL.jpg

Dy ditët e fundit shumë qytetarë janë parë nga Parku i Liqenit. Kjo i ka shqetësuar autoritetet.  Policia e Shtetit ka ngritur postbllok për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve nën zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet. Siç shihet edhe në foto, efektivët e maskuar qëndrojnë në hyrje të Parkut të Madh dhe ndalojnë lëvizjen e qytetarëve.

Masat janë shtuar ditën e sotme, pasi 14 marsi shënon edhe Ditën e Verës, ditë që në një kohë normale qytetarët dalin nga Liqeni Artificial, ua dedikojnë kohën ëmbëlsirave dhe festës. Edhe vetë kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të izolohen në shtëpitë e tyre.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303