fbpx

“Blindohet Fieri”, policia hidhet në aksion, po kërkoheshin këta persona, ja ç’ndodhi

Strukturat e DVP dhe FNSH Fier, kanë dalë mbrëmë në një super aksion në të gjitha akset kryesore të qytetit.

Prania më e madhe e uniformave blu ka qenë pranë vendit të njohur si “Vija e ngjalës”, në aksin Fier-Lushnje , dhe në rrugën Fier-Vlorë, në dalje të qytetit tek rrethrrotullimi i QTU.

Aksioni është zhvilluar për kapjen e personave në kërkim dhe zbulimin e mjeteve të vjedhura por edhe kontrollin e mjeteve luksoze. Sipas Policisë, mjetet kontrollohen dhe për dokumentacionin dhe nëse drejtuesit e tyre qarkullojnë me armë me vete.

Ky plan masash zhvillohet për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura.

Policia e Fierit ka ushtruar për disa minuta kontrolle në orët e mbrëmjes në  akset hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Por në fokus të kontrolleve kanë qenë personat që rezultojne të shpallur në kërkim për armë apo drogë.