Bllok betoni në kokë kundërshtarit, gjallë për mrekulli (KUJDES! Pamje të rënda)

Në Meksikë, gjatë ndeshjes së “lucha libre” (dyluftim i lirë) mes Cuervo dhe Angel o Demonio, për pak sa nuk ndodhi tragjedia.

Cuervo u godit në kokë me një bllok betoni, duke humbur ndjenjat.

Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe pasi u çua, ai u dërgua në spital, ku fatmirësisht, pas një operacioni në kokë, gjendja e tij po stabilizohet.

Angel o Demonio është pezulluar nga çdo aktivitet i “lucha libre” dhe ka deklaruar se qëllimi i tij ishte që ta godiste në kurriz kundërshtarin, jo në kokë.

Lër një koment