fbpx

Bllokimi i Rinasit, Rama akuza opozitës dhe Metës: Duan kaos dhe revoltë, m’u rrëqeth mishi

Screenshot_9-6.png

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra sulmoi sërish opozitën dhe Presidentin Ilir Meta që i akuzon se qëndrojnë pas bllokimit të aeroportit të Rinasit nga kontrollorët. Ai përsëriti se qëllimi i tyre ishte për të bllokuar vaksinat dhe për të krijuar kaos.

“Ju e patë cfarë ndodhi dje, e paimgjinueshme por shumë domethënëse, bllokohet aktiviteti jetik i të gjithë qarkullimit ajror të vendit në pretendimin në dukje, sidoqoftë për t’u rrëqethur mishi, jemi stresuar se i kemi pagat 2400 dollarë, por me qëllimin për të marrë peng popullin, për të krijuar kaos përmes dëshpërimit dhe revoltës duke përdorur elementë, mjeshtra të rrëmujave dhe për të bllokuar vaksinimin që të krijohet një mjegull e madhe.

Por si mund ti bëhet kjo vendit? Ata në fakt nuk e kanë me mua, e kanë me ju, me njerëzit me vendin, sepse duan me patjetër që ti marrin gjërat në dorë për ti kontrolluar njerëzit dhe vendin sikur kanë bërë, unë jam pengesa mes jush dhe atyre, PS-ja është muri që i pengon ata” tha Rama.

Pas bllokimit për më shumë se 24 orë, pasditen e sotme rinisën fluturimet në Rinas, ndërsa deri nesër do të vijojnë vetëm për këto kategori; udhëtimet humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake. Nesër pritet që të nisin edhe fluturimet komerciale.

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Trafikut Ajror Armando Fezga, përgjegjësja e turnit Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë tre kontrollorët e arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës për bllokimin e aeroportit të Rinasit ditën e mërkurë. Hetimet vazhdojnë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303