fbpx

Bllokimi i rrugëve nga dëbora, njoftimi i ARRSH-së

arrsh.jpg

Autoriteti rrugor shqiptar ka publikuar një njoftim në lidhje me situatën e rënduar nga reshjet e dëborës në të gjithë Shqipërinë. ARRSH njofton se në rrugën Boboshticë-Dardhë qarkullimi duhet të kryhet me zinxhir, pasi trashësia e borës shkon deri në 50 cm dhe temperaturat janë të ulëta.

Gjithashtu, njoftohet se të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të lëvizin me zinxhirë në rrugën Ura e Çerenecit-Steblevë, ndërsa në vendet e tjera rrugët është e kalueshme.

“Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë duke punuar aktualisht, duke trajtuar me kripë, sidomos rrugët me prezencë akulli, për të siguruar kalimin pa zinxhir edhe në orët e vona të natës, si në : Bulqizë-Peshkopi dhe Pukë-Fushë Arrëz-Kukës. Të gjitha rrugët janë të kalueshme pa zinxhir, duke veçuar rrugën Ura e Çerenecit-Steblevë, ku lëvizja e automjeteve rekomandohet me zinxhir”, thuhet në njoftim.
Së fundmi, ARRSH i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. ‘Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit’, përfundon njoftimi./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *