Bllokimi nga dëbora, Balla inspekton Librazhdin

librazhd.jpg

I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shumta të dëborës, që kanë bërë të mundur bllokimin e rrugëve dhe vështirësinë në qarkullim të automjeteve. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka inspektuar qytetin e Librazhdit sa i takon problematikave nga reshjet e dëborës në këtë vend.

Mësohet se Balla ka parë nga afër problematikat, ku ka nisur marrjen e menjëhershme të masave. Rrugët janë bllokuar, gjë që përbën problem në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve./real-news.tv

 

scroll to top