fbpx

Bllokohen 2130 kilogram mish pule në Vlorë, zbulohet arsyeja e fortë

8fda640cd497b5d882768eca9c6dac6e_L.jpg

AKU në Vlorë ka bërë me dije se ka bllokuar një sasi prej 2130 kilogram mish pule me salmonelë.

Njoftimi i plotë i AKU:

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë), nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për praninë e Salmonella Enterica Ser.

Enteritidis në një ngarkesë me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia, kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.

Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.

Referuar gjetjeve të ardhura nga inspektimi i kryer pas njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF, trupa inspektuese kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303