33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Bllokohen e më pas humbin, skandal me pasaportat e emigrantëve shqiptarë në Greqi

spot_img

Policia greke e Kakavijës ka bllokuar një numër të madh të pasaportave të reja të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, që ishin dërguar nga ministria jonë e Jashtme.

Pasi kishin aplikuar për pasaporta në konsullatat tona në Athinë, Selanik dhe Janinë, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi prisnin këto ditë të merrnin pasaportat e reja.

Por mënyra skandaloze se si u transportuan nga ministria jonë e Jashtme drejt Greqisë hodhi në erë këtë procedurë.

Pasaportat ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportohen rroba, dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë.

Por gjatë kontrollit të policisë greke në Kakavijë, kjo dërgesë ka krijuar dyshime dhe çantat janë bllokuar.

Gjithashtu policia greke ka ndaluar shoferin e autobusit të dyshuar në një trafik me pasaporta shqiptare ndërkombëtare.

Kjo situatë ka krijuar shqetësime dhe për udhëtarët e autobusit, të cilët po pengoheshin të udhëtonin drejt Greqisë.

Pas disa orësh situata është sqaruar dhe shoferi është lënë i lirë të vijojë rrugën, ndërsa çantat me pasaporta janë bllokuar deri në mbërritjen e punonjësve diplomatikë të autorizuar për tërheqjen e tyre.

Gazeta “Panorama” kontaktoi me konsullin tonë në Janinë, Pervin Gjikuria, i cili nuk e mohoi bllokimin e pasaportave nga policia greke, por e cilësoi si një procedurë në vijim që do të zgjidhet shpejt.

Por peripecia me pasaportat nuk ka mbaruar në Kakavijë, pasi një pjesë e tyre janë vjedhur në Athinë.

Një punonjës i ambasadës tonë i tërhoqi pasaportat nga Kakavija, por makina me të cilën po i transportonte është vjedhur në një parkim në Athinë.

Sipas konventës së Vjenës, dy janë rrugët e transportit të materialeve diplomatike, përmes pakove diplomatike me avion si kargo ajrore, ose me rrugë tokësore me mjet me targa diplomatike dhe të shoqëruar nga një korrier diplomatik.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat