Mbrëmë vendi është mbuluar nga reshjet e dëborës, duke përfshirë edhe Tiranën. Reshjet e dëborës kanë qenë të imta në kryeqytet, ndërkohë në vendet e tjera dëbora ka vazhduar intensivisht.
Në Gjirokastër dhe Korçë, dëbora ka mbuluar të gjitha rrugët e këtyre 2 qyteteve saqë ka sjellë vështirësi dhe problematika në qarkullim të automjeteve. Në Gjirokastër, pjesa që shihet më problematike nga reshjet e dëborës janë pikërisht zonat malore.
Banorët bëjnë me dije që deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga autoritetet për pastrimin e rrugëve./real-news.tv