‘Bllokohet’ autostrada Tiranë-Durrës, ka dhe një aksident me 3 makina

LAJMI-I-FUNDIT-1-2.jpg

Autostrada Tiranë-Durrës pothuajse është bllokuar totalisht në këto momente. Një situatë kaotike është krijuar nga një trafik i rënduar në arterien me lëvizshmërinë më të madhe të automjeteve në Shqipëri.

Siç shihet nga fotot ekskluzive për Real-news.tv makinat qëndrojnë me minuta të tëra pa lëvizur fare.

Siç na bëjnë me dije, përveç trafikut, e gjithë kjo radhë është krijuar për shkak edhe të dy aksidenteve, në njërin janë përfshirë tre makina dhe në tjetrin dy.

Ndërkohë që raportohet se policia ende nuk ka mbërritur në vendngjarje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303