21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Bllokohet kalimi i Locatellit te Juventusi, “fajin” e ka mesfushori britanik

Manuel Locatelli është prej kohësh një objektiv i Juventusit për mesin e fushës. 23-vjeçari ka bërë shumë mirë me Sassuolon në Serie A, teksa po shfaq kualitetin e tij edhe me Italinë në Euro 2020, aty ku ka shënuar dy gola deri tani.Gjithsesi, operacioni për blerjen e mesfushorit italian është bllokuar. Shkaku? Aaron Ramsey. Uellsian shprehu publikisht dëshirën për t’u larguar nga Juventusi pas dy viteve aspak të suksesshem me fanellën bardhezi me supe.Sky Sport raporton se rikthimi i Max Allegrit në stolin e bardhezinjve i ka ndryshuar mendjen 30-vjeçarit britanik, i cili do të jetë në dispozicion të trajnerit nga Livorno në grumbullimin e parë sezonal.Ramsey është i bindur që me Allegrin do të rikthehet në formën e ditëve më të mira. Mesfushori përfiton një rrogë prej 7 milion eurosh në sezon dhe qëndrimi i tij bllokon blerjen e Locatellit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat