27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Bllokohet Korça nga dëbora, vështirësi në qarkullim

spot_img

Shumë zona të Shqipërisë janë mbuluar nga dëbora, ku ka bërë të mundur bllokimin e rrugëve dhe problematika në qarkullimin e automjeteve. Në redaksinë e ‘Real News’, një qytetar ka dërguar një video, ku shkruan se në fshatin Kamenicë të Korçës, nuk është marrë ende asnjë masë nga autoritetet për pastrimin e borës.

Më anë të një videoje të dërguar nga qytetari, shihet qartë se rruga është bllokuar nga dëbora, që bën thuajse të pamundur lëvizjen e lirë të banorëve dhe  automjeteve.

‘Ju lutem, ju shkruaj nga fshati Kamenicë, rrethi Korçës. Nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugës. Po jetojmë si në mesjetë, nëse mundeni bëjeni publike këtë video’, shkruan qytetari./real-news.tv

 

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat