fbpx

Bllokohet rruga ”Myslym Shyri”, protestuesit nxjerrin përpara koshat e mbeturinave dhe i vënë flakën

yuuu-768x435.png

Rruga ”Myslym Shyri” në Tiranë është bllokuar totalisht për automjetet prej protestuesve. Ata kanë nxjerrë përpara automjeteve koshat e mbeturinave duke i vendosur edhe flakën.

Protesta do të vijojë tek Drejtoria e Policisë teksa duket se protestuesit kanë nisur një rrugëtim në gjithë Tiranën duke shkaktuar dëme.

Më parë është protestuar tek kryeministria, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës si dhe sheshi ”Skënderbej”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303