fbpx

Blogerja e njohur tregon ambientet e spitalit të ndërtuar me donacionet e mbledhura nga ajo

Chiara Ferragni dhe Fedez hapën një numër llogarie në GoFundMe, që theu rekord duke grumbulluar 1 milion euro për vetëm 5 orë. Brenda dy javësh shifra arriti në më shumë se 4 milionë euro. Këto para, Chiara dhe Fedez i përdorën për të ndërtuar një repart terapie intensive për spitalin “San Raffaele” të Milanos.

“Dy javë më parë, unë dhe Fedez krijuam një llogari në GoFundMe për të mbledhur para për një repart të ri të terapisë intensive, që do të ndërtohej para fundit të muajit në Spitalin San Raffaele. Tani, dy javë më vonë, ky repart është gati dhe ka pritur pacientët e parë me COVID sot. Faleminderit më shumë se 200.000 donatorëve nga e gjithë bota, që na ndihmuan të mbledhim më shumë se 4.3 milionë euro. Kjo është ana e mirë e internetit dhe ndihesh shumë mirë kur ndihmon. Ju lutem vazhdoni të ndihmoni që të shtojmë shtratet ose ndihmoni për spitalet e tjera”, -shkruan Chiara përkrah videos, ku shfaqen ambientet e reja të terapisë intensive.

Chiara dhe Fedez e dhanë të parët kontributin e tyre prej 100.000 eurosh dhe shumë njerëz i ndoqën.