Blogerja e njohur zbulon si dukej në fillimet e karrierës

chiara-ferragni.jpg

Chiara Ferragni, blogerja italiane është rikthyer pas në kohë.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto se si dukej në fillimet e karrierës së saj.

 

“Ato ishin kohët kur askush nuk mund të kuptonte se çfarë isha duke bërë, por teksa kalonin ditët, unë isha më e sigurt për rrugën time. Personat që më urrenin kanë qenë gjithmonë ato, por këto ishin vitet kur unë fillova të mos më interesonte më asgjë dhe të ndryshoja sjellje me ato që nuk më kuptonin. Fillova të vendosja tualet dhe të rregulloja flokët, të ndihesha femër dhe jo një fëmijë. 2012 ishte viti ku fillova të mos postoja vetëm në blog-un tim, por edhe në ‘Instagram’, duke ndryshuar mënyrën e komunikimit me ndjekësit e mi. 2013 ishte viti kur u zhvendosa në Los Angeles dhe stili im u bë pak më i lehtë. Kush i mban mend këto veshje epike në tapetin e kuq të festivaleve ‘Cannes’ dhe ‘Venice’'”, shkruan blogerja.

Sigurisht që komentet e fansave të saj ishin të shumta por disa prej tyre kanë vënë re ndryshimet e blogeres ndër vite dhe ia kanë shprehur faktin se tani ajo duket shumë ndryshe në fytyrë. Chiara nuk ka nguruar t’i ktheje përgjigje se në atë kohë ajo nuk dinte të vlerësonte dhe të kujdesej për veten aq sa duhej./real-news.tv

scroll to top