‘Bloomberg’ zbardh drafin e ministrave të Jashtëm të BE: Shqipërisë i hapen negociatat në…

Në draftin e komunikatës së mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE dhe  që përgatit rezolutën e Këshillit Evropian, thuhet se “në dritën e progresit të arritur në drejtim të reformave, (Këshilli Evropian) vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Lajmin e jep agjencia prestigjioze e lajmeve Bloomberg, e cila e ka parë dokumentin, i cili duhet të miratohet në mbledhje.

Gjithnjë sipas Bloomberg, në një draft të mëparshëm, nuk përfshihej rekomandimi nga krerët e diplomacisë së BE për të hapur negociatat, duke konkluduar kështu se qendrimi i Unionit ka ndryshuar drejt pranimit për hapjen e negociatave.

Sipas agjencisë, mendimi zotërues tani në BE është se hapja formale e negociatave me dy vendet do të japë një shtytje të mëtejshme për lidhjen më të ngushtë të rajonit të turbulluar të Ballkanit me Perëndimin.