Boeing investon për rinovimin e 737 MAX por jo për kompensim ndaj familjarëve të viktimave

Boeing njoftoi sot se do të shpenzojë një miliard dollarë për rinovimin e avionëve, tip 737 MAX, ku pajisja që mban motorin në gjendje pune dhe që ”u akuzua” si shkaku i dy tragjedive ajrore me një bilanc tragjik 346 të vdekur.

Kjo shumë mbulon një rritje të parashikuar të kostove të prodhimit të 737 MAX dhe më konkretisht të modifikimeve të kryera nga Boeing për të shmangur mosfunksionimin e motorit, si dhe kualifikimin shtesë të pilotëve, një kërkesë e bërë nga rregullatorët  për të hequr masën e ndalimit të fluturimeve të kësaj linje.

Boeing nuk merr në konsideratë as ndonjë kompensim për kompanitë ajrore, të cilat u detyruan të anulonin fluturimet e programuar për 737 MAX dhe as dëmet e mundshme që Boeing duhet t’u paguajë familjeve të viktimave.

Kjo shumë u zbulua në një dokument të lëshuar online në kuadër të publikimit të rezultateve të tremujorit të parë./real-news.tv/