fbpx

Boeing nxjerr nga përdorimi avionët 737 Max

boeing-1.jpg

Prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, Boeing, nxori nga përdorimi gjithë flotën e avionëve 737 Max, pasi hetuesit gjetën prova të reja në vendin e rrëzimit të një avioni të tillë në Etiopi.

Kompania amerikane Boeing tha se do t’i pezullojë fluturimet e  avionëve 371.

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA tha se provat e reja dhe të dhënat satelitore nxitën vendimin për ndalimin e përkohshëm të avionëve.

Të dielën, nga rrëzimi i avionit 737 Max, i kompanisë ajrore të Etiopisë, humbën jetën të 157 njerëzit në bord.

Një skuadër e Administratës Federale të Aviacionit po heton aksidentin tragjik të ‘Ethiopian Airlines’ në vendin e ngjarjes.

Dennis Muilenburg, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Boeing, tha: “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të kuptuar shkakun e aksidenteve në partneritet me hetuesit, të përmirësojmë sigurinë dhe të ndihmojmë që kjo të mos ndodhë më.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303