fbpx

Boeing redukton numrin e prodhimit të avionëve 737

boeing.jpg

Kompania Boeing ka ulur përkohësisht numrin e prodhimit të linjës ajrore më të shitur, 737, pas dy aksidenteve me fatalitet në Etiopi dhe Indonezi.

Prodhimi do të bjerë nga 52 aeroplanë në 42, që nga mesi i prillit, deklaruan nga Boeing.

Vendimi vjen si pasojë e ndalesës së fluturimeve të aeroplanit 737 Max, model që ishte i përfshirë në dy aksidentet.

Sistemi operativ i aeroplanit është vënë në dyshim nga autoritetet për mosfunksionim të mirë.

Një aeroplan 737 Max, ishte përplasur disa minuta pas arritjes në Addis Ababa, duke lënë të vdekur 157 persona.

I njëjti model i aeroplanit në linjën ajrore të Indonezisë, u përplas në det pesë muaj më parë, menjëherë pas nisjes nga Xhakarta, duke lënë të vdekur 189 persona./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303