fbpx

Bojken Lako tregon si i mbijetoi varësisë nga droga: Në Amerikë kam provuar…

Screenshot_1-37.png

Këngëtari i njohur Bojken Lako ka treguar disa të fshehta nga jeta e tij, që askush nuk i dinte më herët.

Ai është ndalur tek periudha kur përdorte lëndë narkotike, ndërsa ka treguar se prej një viti nuk konsumon më as alkool.

I ftuar në emisionin ‘Historia ime’, ka deklaruar se lufta për ta lënë drogën ka qenë e gjatë dhe e vështirë, pasi varësia mund t’i kishte kushtuar dhe jetën.

‘Kam shumë miq dhe shokë që kanë dalë nga kjo situatë, por kam dhe shumë të tjerë që nuk kanë dalë dot. Ajo është pak si lojë, unë kam qenë në Amerikë në vitet 2000, ku për disa nga stilmulantët e ndryshëm nuk duhet ta provosh kurrë sepse patjetër që krijohet varësi. Varësia krijohet në forma të ndryshme. Megjithatë ata që më njohin e dinë se kanë qenë dhe vitet e para dhe ajo pjesa e abuzimit lidhet dhe me modën, ose si brezi i ndryshimit të sistemeve, asaj lirisë që na ka munguar deri në moshën 15 vjeç, se aq kam qenë kur ka ndryshuar sistemi. Ishte dhe ajo periudha e adoleshencës që nuk i shpëtoje dot asaj gjëje’, rrëfeu Bojken Lako.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303