Bojkoti i Kuvendit, Ruçi u mban rrogën deputetëve të opozitës (lista)

2018092016410042988938470_9fe7f066da_z.jpg

Mirëpo, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur që të respektojë me rigorozitet rregulloren dhe ligjin sa i përket pagesës së deputetëve opozitarë. Kështu të gjithë deputetët opozitarë do të përballen këto kohë me mbajtjen e pagesës për sa kohë nuk shkojnë në Kuvend.

Listën e pagesës së deputetëve opozitarë që kanë bërë më shumë mungesa e kryeson Lefter Koka me 11 mospjesëmarrje në seancat parlamentare. Për rrjedhojë ati i është mbajtur më shumë se gjysma e pagës si deputet. Pagaa bruto e Kokës është 58,522, ndërsa i është mbajtur 58,531 lëkë.

Lista pasohet nga deputeti tjetër i LSI-së, Agron Çela me 10 mungesa dhe të cilit i janë mbajtur nga paga 53.210 lekë të rinj.

Në vend të tretë të deputetëve të opozitës që ka braktisur më shumë herë Kuvendin, është Edi Paloka me 9 mungesa. Si pasojë e mospjesëmarrjes në seancat plenare dhe në komisione Palokës i janë mbajtur 47,889 lekë. Më pas vjen deputetja demokrate Rudina Hajdari me 8 mungesa dhe të cilës i janë mbajtur 42,568 lekë. Lista vijon me të gjithë deputetët e tjerë opozitarë që variojnë nga 1 deri në 6 mungesa secili.

Në varësi të mungesave variojnë edhe penalitetet në paga. Bëhet fjalë për muajin korrik, ku opozita nuk kishte marrë ende një vendim për bojkot total të Kuvendit.

Ndërkohë për dy muajt e fundit kur opozita e ka bojkotuar në të gjitha seancat plenare  pas këtij vendimi të marrë nga Kuvendi, duket se penalitetet për deputetët do të jenë më të rënda.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303