Bojkoti i studentëve, vendimi i Senatit Akademik të UT-së

rektorati.jpg

Ende vijon protesta e studentëve në Fakultete, sidomos te Juridiku.

Gjatë ditës së sotme, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës zhvilloi një mbledhje, ku morën një vendim në lidhje me studentët e Fakultetit Juridik.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka bërë me dije vendimin e marrë ditën e sotme. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Koni shkruan se nesër do të mbajë një takim në orën 10:00 në Fakultetin e Drejtësisë me studentët.

“Gjatë kësaj mbledhjeje, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Z. Artan Hoxha paraqiti situatën mbi atë se çfarë po ndodh në këtë fakultet dhe pas diskutimeve, Senati vendosi të dëgjojë një përfaqësi të studentëve të FD rreth shqetësimeve të tyre për vijueshmërinë e procesit mësimor”, shkruan ndër të tjera Mynyr Koni./real-news.tv

scroll to top