29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Bojkotojnë kampionatin, arbitrat: Nuk kemi siguri për jetën

spot_img

Shoqata e Arbitrave ka publikuar ditën e sotme një njoftim, ku thuhet se ata nuk kanë aspak siguri për jetën e tyre dhe nuk mund të zbresin në fushë. Ky reagim vjen pas dhunës që u ushtruar ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti në Kamëz.

“Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaft! Mjaft më me kërcënime, fyerje e sharje. Mjaft dhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën. Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar”, thuhet në njoftim.

Më tej, ata i kanë kërkuar FSHF t`i mirëkuptojë dhe t`i mbështesë në vendimin e marrë.

“Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen. Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar”,  përfundon njoftimi./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat