Boksieri i famshëm anëtarësohet në Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar bokseri i njohur shqiptar që jeton në Suedi, Naim Terbunja.

“Naim Terbunja anëtarësohet në Lëvizje”, ka thënë Kurti.

“Naimi është boksier profesionist me një karrierë të bujshme prej 236 meçeve gjithsej dhe me vetëm një humbje. Ai ka lindur në vitin 1984, në Prishtinë, por për shkak të rrethanave politike të asaj kohe është detyruar të largohet në moshë të hershme për në Suedi. Atje, Naimi ndoqi pasionin e tij për sportet, e veçanërisht për boksin, duke renditur sukseset”, shtoi ai.

Naim Terbunja anëtarësohet në Lëvizje. Naimi është boksier profesionist me një karrierë të bujshme prej 236 meçeve…

Geplaatst door Albin Kurti op Woensdag 16 oktober 2019