Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim së fundmi në Facebook ku edhe ka shpërndarë një poster të vendosur në Gjirokastër. “Këta nuk meritojnë më asnjë shans” , shkruhet në posterin ku shfaqet Meta, ish kryeministri Sali Berisha, Kryemadhi dhe Basha.
Në një postim në ‘Facebook’, Meta thekson se ai nuk është pjesë e fushatës, por nëse nuk e besojnë, mos ta detyrojnë që të hyjë pasi do të ngelen pa grup parlamentar.
Reagimi i Metës:
Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.
Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.
Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!
Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!


